Federata Shqiptare e Atletikës vijon promovimin e atletikës te fëmijët e shkollave 9-vjeçare.Një iniciativë që solli edhe edicionin e dytë të “Tirana Cross Country”, kompeticion i zhvilluar me katër disiplina të ndryshme në atletikë, i organizuar nga FSHA në bashkëpunim me “Fortius Athletic Club” dhe me mbështetje nga Bashkia Tiranë.
çfarë është “Cross Country”? Bëhet fjalë për një disiplinë nën ombrellën atletikës që zhvillohet në terren natyral, i cili mund të jetë me bar, me dhe, mund të jetë në malore, i lagur, i thatë apo edhe me pellgje të vogla uji, balte etj. Ai zhvillohet kryesisht në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit.
Për herë të parë u zhvillua në Britani në vitin 1876, ndërsa garat e para ndërkombëtare “Cross Country” janë mbajtur në vitin 1903, për të vijuar më pas me Kampionatet Europiane, Botërore dhe turnetë e përvitshëm që mbahen në vende të ndryshme të botës.
Nga kjo lloj disipline kane dale shumë kampion botëror dhe olimpik. “Cross Country” është një disiplinë që nuk të kufizon me rregulla specifike dhe fëmijët e kanë më të lehtë të vrapojnë, si dhe mund te zhvillohet në të gjitha qytetet, pasi siç e thamë nuk kanë kufizime në terren. Duke kaluar te edicioni i dytë i “Tirana Cross Country”, i mbajt në kodrat e liqenit artificial në Tiranë dhe pati një pjesëmarrjen e 530 nxënësve nga 24 shkolla 9-vjecare të kryeqytetit.
Gara nisi me vajzat e klasave 5,6 dhe 7, për të vijuar më pas me djemtë. Më tej u zhvillua garat për klasat 8 dhe 9, fillimisht për vajzat dhe më pas për djem. Një aktivitet që dhuroi rivalitet, ndërsa u shpallën edhe fituesit individualë dhe ekiporë për secilën kategori, të cilët u vlerësuan në ceremoninë e mbajtur në fund të aktivitetit. Federata Shqiptare e Atletikës bën të ditur se “Cross Country” është një nismë që gradualisht do të shtrihet në qytetet kryesore të vendit, duke vijuar më pas edhe në ato më të vogla me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Komitetit Olimpik dhe Bashkive përkatëse. Ndërkohë në tabelë pasqyrohen fituesit individualë dhe ekiporë të “Tirana Cross Country 2024”.