Gega: Çdo vit po shtohet pjesëmarrja, shpresoj për një rekord të ri!

Atletika

Gega: Çdo vit po shtohet pjesëmarrja, shpresoj për një rekord të ri!

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 14:23
Luiza Gega

Nesër do të zhvillohet eventi më i madh në Tiranë, “Maratona e Tiranës”.

Në kryeqytet do të jenë 5 mijë garues.

Në një konferencë për mediat, sportistja Luiza Gega, u shpreh e emocionuar, ndërsa theksoi se çdo vit pjesëmarrja në maratonë është me e lartë.

Gjithashtu shtoi se ka punuar me shumë përkushtim që të arrijë të vendosë një rekord të ri.

“Ka një emocion shumë të veçantë. Mund të them që për nesër kam emocione.

E di që njerëzit presin dhe shpresoj shumë që të vij me një rekord të ri, dhe shpresoj që këtë rekord ta kem në Tiranë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat