Nuk u lejua të ngjitet në podium vetëm pse nuk ishte serb! Ky është nga Sanxhaku

Atletika

Nuk u lejua të ngjitet në podium vetëm pse nuk ishte serb! Ky është nga Sanxhaku

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 12:01
Pamje

Sanxhaku është mbi 90 për qind më shqiptarë!

Kjo që ngjau një vugëlushi, një sportistit nga Novi Pazari, është diskriminim dhe skandal i madh në Serbi!

Një djalë nga Novi Pazari fitoi vendin e parë në garën e krosit të RTS-it, por emri i tij nuk u përmend gjatë shpalljes zyrtare të fituesve.

Në krosin e RTS-it të mbajtur më 12 tetor 2024 në Leskovc, Abdullah Shehoviq nga Novi Pazari fitoi vendin e parë në garën për nxënësit e klasave të para në 500 metra.

Megjithatë, pavarësisht triumfit të tij të merituar, emri i tij nuk u përmend gjatë shpalljes zyrtare të fituesve.

Në vend të tij, në podiumin e fituesve u renditën Viktor Kostiq, Mihajlo Stevanoviq dhe Filip Stojanoviq, ndërsa Abdulah mbeti mënjanë, edhe pse mori një diplomë dhe medalje për vendin e parë, njoftoi portali "Sanxhaku danas".

Incidenti u vërtetua më tej me një fotografi që tregon qartë se Abdulah nuk ishte i pranishëm në podiumin e fituesve.

Në fotografi shihen Viktor Kostiq, Mihajllo Stevanoviq dhe Filip Stojanoviq në podium, ndërsa Abdullahu nuk është aty, edhe pse zyrtarisht kishte fituar vendin e parë.

Kjo provë vizuale sugjeron se nuk është thjesht një gabim i RTS-it, por mund të jetë një formë diskriminimi sistematik ndaj boshnjakëve në Serbi.

Prindërit e Abdulahit pretendojnë se ky nuk është një rast i izoluar dhe se djali i tyre është lënë qëllimisht jashtë shpalljes zyrtare dhe ceremonisë së dhënies së medaljeve.

“Kjo është diskriminim i drejtpërdrejtë. Djali ynë e ka merituar të qëndrojë në podiumin e fituesve, por është larguar sistematikisht. Kjo nuk është thjesht një gabim i gazetarëve të RTS-it, por pasqyrë e një problemi më të gjerë në shoqëri,” thonë prindërit e zemëruar.

Kryeredaktori i portalit SNEWS, i cili i ka dërguar një kërkesë Radio-Televizionit të Serbisë (RTS) për këtë rast, thekson se një veprim i tillë është i papranueshëm dhe kërkon një reagim të menjëhershëm nga institucionet përkatëse.

“Pyesim publikisht: kush ka fytyrën, nderin dhe dinjitetin të mos reagojë ndaj kësaj? I bëjmë thirrje Këshillit Kombëtar Boshnjak (BNV), Bashkësisë Islame, partive politike dhe organizatave që të reagojnë,” tha redaktori.

Në rrjetet sociale është nisur një fushatë me hashtagët #stop #diskriminim #sport #rts #serbi #rtskros, ku qytetarët shprehin mbështetjen e tyre për Abdulahin dhe dënojnë këtë lloj diskriminimi.

“Në këtë mënyrë dërgohet një mesazh i gabuar jo vetëm për fëmijën tonë, por edhe për të gjithë fëmijët që përpiqen dhe arrijnë rezultate të shkëlqyera.

Fëmijët janë fëmijë, pavarësisht kombësisë, fesë apo emrit të tyre. Abdulah ishte i pari dhe emri i tij duhet të përmendet!” theksojnë prindërit.

Ata theksojnë se ky është një shembull i drejtpërdrejtë se si arritjet e fëmijëve nga Novi Pazari dhe Sanxhaku injorohen ose minimizohen, gjë që kontribuon në ndjenjën e padrejtësisë dhe margjinalizimit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat