Luiza Gega thyen rekordin kombëtar: E nisa me frikë

Atletika

Luiza Gega thyen rekordin kombëtar: E nisa me frikë

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 12:22
Luiza Gega në mes

Luiza Gega ka prerë e para shiritin e finishit në Maratonës e Tiranës për vitin 2024.

Atletja shqiptare ka vendosur dhe rekord të ri kombëtar me kohën 2 orë e 34 minuta e 7 sekonda. Rekordi i mëparshëm ishte 1 minutë më tepër.

“Kam nisur me frikë, sepse nuk e dija se sa do të arrija të mbaja.

Kur vijnë kilometrat e fundit, trupi pëson një shok. Të vraposh në Tiranë është një kënaqësi më vete.

Njerëzit që të urojnë rrugës dhe bëjnë tifo për ty, të japin një forcë që ti nuk mendon se e ke”, u shpreh ndër të tjera Luiza Gega pas triumfit.

Një sukses i madh ky për Gegën, që në edicionin e tetë të Maratonës vendosi rekord të ri. Atletja e arriti këtë rekord në distancën 42 kilometra, ndërsa gjithçka nisi në orën 09:00 dhe pritet të mbyllet përfundimisht në 16:00.

Mbi 4000 të pranishëm nga 50 vende të ndryshme të botës kanë marrë pjesë duke vazhduar me sukses traditën e Maratonës në qytetin e Tiranës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat