Serbët dhe RTS e pranojnë skandalin para Abdullahut, kërkojnë falje

Atletika

Serbët dhe RTS e pranojnë skandalin para Abdullahut, kërkojnë falje

Nga: K. Goca Më: 20 tetor 2024 Në ora: 14:23
Pamje

Një skandal që mori përmasa padyshim është rasti i vogëlushit boshnjak nga Sanxhaku i shqiptarëve!

Serbët i bëjnë padrejtësi të madhe megjithatë e pranojnë skandalin!

“RTS e pranoi gabimin dhe e korrigjoi padrejtësinë: Abdullah Shehoviq merr njohjen e merituar”, shkruan mediumi nga Sanxhaku “Sanxhak Danas”.

Ky skandal ndodhi më 12 tetor në Leskovc.

“Djali Abdullah Shehoviq nga Novi Pazari fitoi vendin e parë në garën e 500 metrave për nxënës të klasës së parë, nuk u përmend fillimisht gjatë shpalljes zyrtare të fituesit, gjë që shkaktoi shqetësim tek prindërit dhe opinioni i gjerë.

Megjithatë, RTS reagoi shpejt, pranoi gabimin dhe filloi procesin e korrigjimit.

Në raportin e RTS-së, drejtori dhe themeluesi i Kross RTS, Stevan Kovaçeviç, ka pranuar se ka pasur një gabim teknik që ka shkaktuar këtë keqkuptim.

“Gabimi teknik i tavolinës së regjistrimit në Leskovc ka shkaktuar këtë keqkuptim. Menjëherë pas bisedës me kryetarin Nihat Bishevac dhe familjen e të voglit Abdullah, është marrë vesh që djalin ta shpallim sërish fitues”, ka thënë Kovaçeviq.

Prindërit e Abdullah Shehoviqit shprehën mirënjohjen e tyre për pranimin e gabimit dhe presin që situata të korrigjohet plotësisht në mënyrë që djali i tyre të marrë mirënjohjen e merituar dhe një vend në podium.

“Jemi mirënjohës që gabimi është pranuar dhe shpresojmë se do të korrigjohet së shpejti. Abdullahu fitoi me meritë dhe emri i tij duhet përmendur”, kanë thënë prindërit.

Siç ishte paralajmëruar më parë, Stevan Kovaçeviq do të vizitojë personalisht Novi Pazarin më 1 nëntor për t'i kërkuar falje publike Abdullahut dhe familjes së tij. Ai gjithashtu i bëri thirrje redaksive të RTS që të korrigjojnë reportazhin televiziv dhe të përfshijnë informacione të sakta për fituesit në transmetimet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat