Smajlaj kandidon për FSHA-në

Atletika

Smajlaj kandidon për FSHA-në

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 12:16
Izmir Smajlaj

Me fillimin e ciklit të ri olimpik, federatat sportive duhet t’u drejtohen zgjedhjeve për të mandatuar drejtuesit për 4-vjeçarin e ardhshëm. Atletika, “Mbretëresha e Sporteve”, do të mbajë Asamblenë Zgjedhore në fillim të dhjetorit.

Për president të Federatës Shqiptare të Atletikës ka shpallur zyrtarisht kandidaturën një emrave më të mirënjohur të këtij sporti në vendin tonë, Izmir Smajlaj, sportist me një karrierë të jashtëzakonshme.

Kampion Europe në vitin 2017 në salla të mbyllura, Smajlaj ka zbuluar platformën e tij në një prononcim për “Panorama Sport”.

Rekordmeni shkodran thekson se është i vendosur të sjellë një erë të re në atletikën shqiptare, me fokus në mbështetje për atletët e rinj dhe zhvillimin e infrastrukturës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat