“Centimetra jete”

Atletika

“Centimetra jete”

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 18:08
Libra

Klodeta Gjini, refleksione personale, në faqet e librit të saj!

Kampionia dhe rekordmenia shqiptare, në garën e kërcimit së larti, Klodeta Gjini, ka publikuar një libër, në faqet e të cilit pasqyrohet jeta e saj.

Reflektime të Klodit, në pjesën e parë të jetës së saj si atlete, përpara viteve 90-të dhe pjesa e dytë në Itali, tashmë protagoniste si mësuese e edukimit fizik dhe atlete e niveleve të larta edhe në konkurrimin si veterane.

“Centimetra jete”. Ky është titulli i librit me të cilin, Klodeta Gjini bëhet protagoniste në kryeqytet.

E transefruar në Itali, Bolonja ku jeton, punon, pa iu ndarë jetës aktive me angazhime pa fund, ish-rekordmenia e kërcimit së larti me 1.92, sjell për të gjithë apasionuarit e atletikës dhe sportit në përgjithësi, jetën e saj, me të priturat dhe të papriturat.

Kujtime, sakrifica, jeta e vështirë e sportistit elitar përpara viteve 90-të në Tiranë dhe e gjitha jeta e saj në Itali. Të gjitha këto momente vijnë në librin voluminoz të Klodeta Gjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat