Lajmi i madh për atletikën e Kosovës.
Ka nisur ndërtimi i stadiumit të ri të atletikës, stadium që moti i duhet mbretëreshës së sporteve.
Në foto shihet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe legjenda e atletikës, Zijadin Kryeziu.
Pamje nga punimet
“Stadiumi i atletikës në Novosellë të Kamenicës do të jetë i standardeve ndërkombëtare.
Sot nisën punimet për ndërtimin e tij, projekt ky për të cilin kemi ndarë mbi 3 milionë euro, ndërsa në te parashihen shtegu i vrapimit dhe shtegu për përgatitje, hapësira të shumta për sportistë e personel, sisteme digjitale si dhe investime në rrugë e infrastrukturë.
Atletët tanë do ta kenë hapësirën e merituar për të cilën kanë pritur gjatë”, ka njoftuar MKRS.