“Vrapimi i Nëntorit” mbledh maratonistët nga trevat shqiptare në Prekaz

Atletika

“Vrapimi i Nëntorit” mbledh maratonistët nga trevat shqiptare në Prekaz

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 15:51
Pamje

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, është mbajtur gara “Vrapimi i Nëntorit”, ku pjesëmarrës ishin qindra qytetarë nga mbarë trevat shqiptare për të përkujtuar familjen Jashari.

Ky aktivitet është bërë tradicionale, pasi këtë vit po realizohet për të katërtën herë.

Qytetari nga Ulqini, Gabriel Grabanica, tha se për herë të tretë po merr pjesë në këtë maratonë, ndërsa e ka quajtur nder të shkelë në tokën ku kanë “lënë gjurmë dëshmorët e Kosovës”.

“Vij nga Ulqini, gjak dardan e ilir, por me shërbim jam atje. Është viti i tretë që marr pjesë në vrapimin e 28 Nëntorit prej Prekazit deri në qendër të Skenderajt. Gjurmë të dëshmorët dhe tokë që e kanë la me gjakun e lirë që ne me qenë të lirë.

Është ndenjë e jashtëzakonshme dhe do të vazhdoj të marr pjesë në maratonë, këmbët tona do te shkelin në gjurmët që kanë shkel Ademi, Hamza e të gjithë dëshmorët.

Një reflektim që me pasur me pasur një jetë më dinjitoze dhe me punua më shumë për kombin tonë. Kjo festë tregon që jemi të bashkuar dhe mundemi me qenë, por jetën e përditshme po harrojmë dhe jo si kemi dëshirë dhe si kemi pasur që populli ynë me qenë unik sidomos për gjëra më vendimtare për kombin.

Në Mal të Zi nuk kemi përkrahje aspak jemi të lënë mbas dore. Asimilimi është në trend nuk jemi mirë që po shohim që as Kosova e as Shqipëria nuk janë mirë. Por jetojmë me shpresë se do të bëhet më mirë për vendin tonë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat