Sot jemi më 4 dhjetor dhe sipas gjithë parashikimve duhet të mbaheshin zgjedhjet për kreun e Federatës Shqiptare të Atletikës. Por këtë zgjedhje kanë dështuar dhe tashmë janë shtyrë.
Kjo pasi mes palëve ka patur sulme dhe akuza të njëpasnjëshme nga Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi (presidenti aktual) kundrejt Izmir Zmajlit.
Ky i fundit ishte i vetmi kandidat për president pasi Stërmasi nuk u lejua të kandidonte.
Gjithashtu nga këto zgjedhje u përjashtua edhe gega, e cila kandidonte për anëtare Komiteti Ekzekutiv.
Në dijeni të kësaj situate pak ditë më parë Misistria e Sportit, Ogerta Manastriliu i uli portagonistët në një tavolinë dhe kërkoi që gjithçka të dakortësohet mes tyre për zgjedhje të drejta.
Do të ndryshohej edhe statute i zgjedhjeve dhe tashmë kjo situatë merr 60 ditë kohë për t’u konsultuar dhe miratuar. Në këtë mënyrë zgjedhjet janë shtyrë dhe tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë mes palëve.