Trajneri i Luiza Gegës për Ganën: Varfëri e skajshme... ndërtova shtëpi

Atletika

Trajneri i Luiza Gegës për Ganën: Varfëri e skajshme... ndërtova shtëpi

Më: 25 dhjetor 2024 Në ora: 00:31
Stërmasi

Trajneri i Luiza Gegës, Taulant Stërmasi, ka folur mbi atleten më të njohur shqiptare.

Kuriozitet i veçantë është treguar nga trajneri i mirënjhohur i kampiones kuqezi.

Taulanti ka thënë se popullsia e Ganës është në varfëri të skajshme dhe se madje nuk e njihnin as çokollatën. Historia prekëse vjen pasi, Luiza stërvitet në Afriukë për të qenë në kondicion sa më të mirë prej ksuhteve atmosferike në kontinentin tjetër.

"Janë shumë të varfër. Në periferi ku kam shkuar, janë fëmijë që s’kanë parë kurrë çokollatë.

U bëra kaq nostalgjik sa u detyrova të bëja shtëpi atje. Shtëpi me llamarinë. Ishin 15 veta në një sipërfaqe 4 metra katror ose 3.5 metra. Nuk e di se si rrinin. Kur kam hyrë nuk e kuptoja dot. Nuk kishte as dritare, por e mbuluar me qese.  

Të dhemb shpirti, prandaj them që më duket vetja i pasur dhe kur shoh njerëz që ankohen, okej natyra njerëzore është bërë që të ankohen dhe të bëhet më mirë.

Gjëja e parë që kam bërë bashkë me Luizën iu kemi blerë miell misri për t’ua çuar urgjent, sapun për t’u larë, sheqer. Kishim blerë çokollata, ditën e dytë që shkuam atje ua çuam, fëmijët nuk e fusnin në gojë se nuk e kuptonin ça ishte. U detyruam t’i provonim ne, që të hanin dhe ata.

Shifnin qeshnin me njëri-tjetrin se ça është. Ishin vetëm 2 km nga qyteza, mos të them edhe më pak. Janë dembelë si puna jonë, si mesdhetar.

Vetëm ne, të bardhët e festojmë sepse aty mblidhen sportistë nga e gjithë Evropa e bota. Aty kemi komunitetin tonë që mblidhemi vit për vit.  Festojmë me pulat sigurisht, se pula është prodikt që mund t;a blesh dhe është shumë e shtrenjt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat