Kryetrajneri i klubit të atletikës Rogana, Zijadin Kryeziu, ka reaguar në lidhjen më shpalljen e më të mirëve nga Federata e Atletikës së Kosovës.
“Atletë të dashur tani e tutje nuk keni nevojë të luftoni për vendin e parë!
Mbrëmë federata atletike e paska zgjedhur atletin më të mirë për vitin 2024, çuditërisht në kategorinë U12 “atleti më i mirë” zgjedhet atleti që i ka të gjitha humbje nga atleti i dytë si me plasman po ashtu edhe me rezultat.
Ju komision/trajner që keni bërë këtë përzgjedhje a keni një fije turpi e dinjiteti, si gjeni forcë e kurajo ti futni duart edhe tek djersa e kategorisë më të njomë të sportit, si mundë ti dëmtoni këta fëmijë qysh në fillet e para të sportit o të mjerë.
Të dashur sportdashës këtë reagim nuk po e bëj për federatën e atletikës dhe sahanlëpirësit e frikacakët e saj por le ta shohin opinioni se deri ku mundë të shkojnë me veprime antisportive këta “ekspertë” turpi nuk ka limit për të tillët.
Atleti që zgjedhet më i miri nuk ka asnjë titull kampioni dhe i ka të gjitha humbje në gara direkte nga atleti i dytë po ashtu me rezultate është larg më o dobët. Atleti ynë Amer Kryeziu është kampion i trefishtë në dic. 60m,300m dhe në kros po ashtu fitues në të gjitha garat e kategorisë së vet por sipas federates për tu zgjedhur më mi miri duhet me qenë i dyti në gara dhe jo i pari.
Ne nuk jemi në dijeni që Kosova ka salla të mbyllura apo “indor” për gara e Malisheva stadiumi ”Liman Gega” është stadium i hapur, disiplinat në atletikë janë të ndara dhe të rregulluara nga Worlds athletics janë gara të veçanta garat që mbahen në salla dhe ato jashtë sallave rrjedhimisht edhe poentimet i kanë të ndryshme, pra disiplina 60 metra është disiplinë e sallave, nuk mundë të vraponi 60 metra në ambiente të hapura dhe të përdorni poentimin e sallave kjo nuk ndodhë as në bangladesh sepse është fortë e qartë kjo disiplinë i takon sallave, përtej kësaj Amer Kryeziu edhe në 60 metra në garë direkte e ka mundur atletin e zgjedhur nga federata si dhe në të gjitha disiplinat.
Kjo nuk i bën nderë edhe vetë atletit, trajnerit të tij dhe Atletikës në përgjithësi sepse e din edhe ata si është realiteti”, ka reaguar Kryeziu.