Federata e Atletikës së Kosovës nesër do të mbajë kuvendin zgjedhor.
Kuvendi mbahet në orën 12.00.
Siç raportohet, Halil Sylejmani pritet që të jetë edhe një mandat në krye të Federatës së Atletikës së Kosovës.
Sylejmani deri me tash ka bërë një punë të madhe me stafin e tij në Mbretëreshën e Sporteve.
Synimi i tij është që të ngris atletikën edhe në një nivel tjetër në katër vitet e ardhshme.
Merret vesh se Sylejmani nuk do të ketë kundërkandidat.