Halil Sylejmani është rizgjedhur kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës.
Sylejmani nuk ka pasur kundërkandidat në kuvendin zgjedhor që u mbajt sot.
Ai u votua unanimisht nga delegatët.
Sylejmani ka premtuar për zhvillimin e atletikës dhe masivitetin e saj, po ashtu rritjen e rezultateve.
Sylejmani tha se duhet të përgatiten që të kanë atletë me normë në Lojërat Olimpike 2028, si dhe për vitin 2030 për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2023”.
Anëtarë të rinj të FAK-ut janë: Halil Sylejmani – kryetar, anëtarë: Driton Maliqaj, Adrian Mazreku, Kadri Shala, Arta Kelmendi, Xhavit Tahiri, Remzie Shala dhe Avdullah Shala.
Bordi do të kompletohet edhe me tre anëtarë të rinj që e ka të drejtën t’i zgjedh kryetari.