Viti i Ri/ Qindra pjesëmarrës morën pjesë në vrapin tradicional në sheshin e Shkupit të veshur si babadimër.
Qindra pjesëmarrës të veshur si Baba dimër sot vrapuan për dy kilometra nëpër qendër të Shkupit.
Ndër pjesëmarrësit, kishte edhe fëmijë ndërsa më të shpejtit thanë se viti 2025 presin të sjell më shumë fat për të gjithë.
“Po, fitova vendin e parë, ishte një organizim i mirë, garë e shkurtë dhe e shpejtë, energji pozitive dhe frymë festive. Unë nuk isha i pari por shpresojmë vitin tjetër për më mirë.
Kjo ishte pjesëmarrësja e parë për ju?
Jo, kam marrë pjesë edhe më herët.
Edhe kemi fituar.
Cila është porosia për Vitin e Ri?
Mbi të gjitha shëndet, fat, dashuri dhe energji pozitive. Këto janë më të rëndësishme në jetë”, tha një pjesëmarrës.
“Urojmë gjitha të mirat për vitin 2025. Të jemi shendosh e mirë të gjithë, të ketë më shumë para dhe të jetë më mirë për të gjithë të rinjtë.
Ishit pjesëmarrës në garë?
Po, nipi është 3 vjet e gjysmë dhe mori pjesë dhe ja e presim tek ura e gurit”, u shpreh një pjesëmarrës tjetër.
Organizatorët e kësaj gare të quajtur “First to the top”, ndanë edhe çmime për pjesëmarrësit më të shpejtë, si dhe pako për Vitin e Ri për fëmijët.