Sprinteri amerikan Fred Kerley, medalje bronzi në garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ka patur një aventurë të keqe një ditë më parë.
Pas një debati me disa oficerë policie në Miami, atleti 29-vjeçar u godit me një “taser” dhe u arrestua.
Tashmë ai përballet me akuzat për agresion, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe shkelje të qetësisë.
Oficerët e policisë po hetonin një aksident trafiku kur Kerley iu afrua atyre me një “qëndrim agresiv”, i shqetësuar për makinën e tij. Sipas një raporti të policisë.
Kerley “vazhdoi t’u rezistonte oficerëve dhe përdori lëvizje evazive për të shmangur arrestimin” përpara se të hidhej në tokë nga katër oficerë.
Pamjet e kamerave të policisë tregojnë Kerley duke u ngritur në këmbë, më pas duke u goditur me “taser” dhe duke rënë përsëri në tokë përpara se të merrej në paraburgim.
Mediat në Majemi raportuan se Kerley u paraqit sot në gjykatë dhe u lirua me kusht. Avokati i tij tha se incidenti ishte një “keqkuptim total”. Lista e medaljeve të Kerley përfshin gjithashtu të artën në 100 metra në Kampionatin Botëror 2022 dhe titujt e botës në 4x100m dhe 4x400m.