Kampionati individual dimëror u mbajt në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan.
Atleti i Roganës, Leon Thaqi, ka shënuar rezultat në një garë më rivalitet në Elbasan.
“Atleti ynë Leon Thaqi sot në stadiumin “Elbasan Arena” filloi edicionin e garave për vitin 2025 ku tregoi një performancë të mirë në disiiplinën 400 metra.
Ai zuri vendin e tretë duke arritur rezultatin më të mirë në karrierë në diciplinën 400 metra me kohë 49.46.
Është me rëndësi të ceket se Leoni nuk i përket diciplinës 400 metra, këto gara i bëjmë në shërbim të disiplinës 800 metra mbase kjo është disiplina e tij kryesore në garat zyrtare.
Ky rezultat i arritur sot tregon për një performancë të mirë të Leonit, për punën që kemi bërë në kontinuitet dhe është një tregues i mirë për të arritur rezultate më të mira në garat e radhës gjatë këtij edicioni.
Vazhdojmë tutje drejt sukseseve të reja”, ka njoftuar Zijadin Kryeziu, atlet i KA Roganës.