Në qytetin e Elbasanit janë zhvilluar garat e Kampionatit Individual Dimëror të Atletikës, aktiviteti i parë zyrtar i këtij viti në sportin e “mbretëreshës”. Pjesëmarrës rreth 120 atletë, që garuan në disiplina të ndryshme.
Ekipet e Tiranës për femra e Vllaznisë për meshkuj nxorën më shumë atletë fitues. Ndërkohë që Relaksa Dauti e Muhamet Çengeli u shpallën si sportistët më të mirë të aktivitetit.
Pati edhe atletë që garuan në disa disiplina, duke u shpallur fitues në to. Një event që ishte një test në prag të Kampionatit Ballkanik të sallave të mbyllura që pritet të zhvillohet së shpejti.
Fitueset-Femra
60m, Paola Shyle (Tirana), 7”83
60m/p, Livia Topi (Skënderbeu), 9”39
400m, Livia Topi (Skënderbeu), 58”32
800m, Relaksa Dauti (Tirana), 2’11”99
1500m, Redia Dauti (Tirana), 4’50”87
3000 m, Elisabeta Marku (Fortius), 11’44”77
Gjyle, Adisa Arifaj (Tirana), 8.54m
3/hapsh, Kelda Spahiu (Partizani), 10.35m
Së gjati, Erisa Rrasa (Vllaznia), 5.72m
Së larti, Rexhina Berami (Partizani), 1.55m
Fituesit-Meshkuj
60m, Leonard Çardaku (Vllaznia), 6”98
60m/p, Durjon Idrizaj (Vllaznia), 8”84
400m, Franko Burraj (Vllaznia), 47”63
800m, Dionis Kushta (Tirana), 2’10”59
1500m, Bledar Mesi (Tirana), 4’12”52
3000m, Bledar Mesi (Tirana), 9’22”00
Gjyle, Azgan Zeka (Teuta), 14.71m
3/hapsh, Gledis Haxhiaj (Vllaznia), 12.77m
Së gjati, Muhamet Çengeli (Vllaznia), 7.50m
Së larti, Gledis Haxhiaj (Vllaznia), 1.90m
Ecje sportive, Daniel Gjoni (Elbasani), 18’47”37