Atleti i kombëtares së Kosovës njëherësh i KA Roganës, Leon Thaqi, ka arritur rezultat të mirë në garën ndëkombëtare në Gent të Belgjikës.
Trajneri i tij, Zijadin Kryeziu, thotë se është një rezultat premtues.
“Leon Thaqi tregoi një performancë të shkëlqyeshme në mitingun Ifam Indor në Gent të Belgjikës, ai ishte i treti në baterinë e tij kurse në ranglistë të përgjithshme doli i shtati në garat “Preprogram” ku grupet ndahen në bazë të rezultateve paraprake të atletit.
Ai arriti të ngritë performancen e tij nga 970 pikë të “Worlds Athletics” në 1020 pikë.
Ky është një rezultat premtues duke u bazuar që kjo është gara e parë në salla për vitin 2025 për Leonin.
Fakti që ne stërvitemi gjatë gjithë kohës në ambiente të hapura këto gara i bën edhe më të vështira, garat e tilla janë më specifike dhe kërkojnë kohë për tu ambientuar atleti në kushte të tilla.
E veçanta e këtij suksesi është që në kët garë Leoni ishte nën drejtimin e ndihmëstrajnerit Musa Hajdari, gjashtë herë medalistit Ballkanik, reprezentues Rio 2016, Tokyo 2020 e shumë medalje të tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Kryeziu në profilin e tij në facebook.