Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë me 9 atletë në Kampionatin Ballkanik për U20, i cili do të mbahet në Sofje të Bullgarisë, me 8 shkurt.
“Atletët tanë që do të përfaqësojnë Kosovën janë:
Emine Jenuzi – 400 metra; Erisë Avdullahu 800; Medina Fejza 400 metra – 60 metra; Vesa Jusufi 60 metra, Meve Spahi – 1500 metra; Rozat Rrudhani – 800; Ahmet Shehu 60 metra, Bardh Telaku - 60 metra dhe Diard Maraj- K. Gjatësi.
Së bashku me atletët, kanë udhëtuar trajnerët e Federatës Atletike të Kosovës: Bajram Duja, Fatlum Grajçevci.
Në emër të Bordit Drejtues të Federatës Atletike të Kosovës dhe komunitetit tonë të Atletikës, kryetari Halil Sylejmani ju uroj suksese sportistëve tanë në kampionatin Ballkanik”, njofton FAK.