Njëri prej atletëve më të mirë të dekadës së fundit ka vendosur dy rekorde brenda një gare duke treguar se do të jetë ai protagonisti kryesor i Botërorit të Atletikës në Tokio.
Në mitingun e sallave të mbyllura që po mbahet në qytetin francez të Lievë, Jakob Ingebrigtsen zgjodhi që të garonte në garën e miljes.
“Është një distancë, të cilën nuk praktikosh shpesh. Preferoj distancat olimpike, por e di se sa vlej dhe çfarë jam i aftë që të bëj”, tha atleti nga norvegjia.
Sa i përket garës atleti në 1000 metrat e para u ndihmua nga lepujt ndërsa pas 1500 metrave ndali kronometrin në kohën 3’29”63, gati një sekond më pak se koha e vendosur tri vite më parë nga po vetë ai, e cila ishte 3’30”60.
Më pas Ingebrigsten 109,34 metrat që i mungonin për të plotësuar miljen i bëri për 14”46, për një kohë totale prej 3’45”14, e cila i lejoi që të përmirësonte me një sekond e gjysëm rekordin e Yared Nuguse (e vendosi javën e kaluar).
Kjo sipërmarrje ishte epike pasi për herë të fundit kishte qenë australiani John Landy, i cili rrealizoi të njëjtën doepietë në 1954 e largët.