Prodhuesi gjerman ka prezantuar A3 Sportback 45 TFSI e me një motor hibrid plug-in.
Pas modelit A3 Sportback 40 TFSI e, i cili debutoi në fillim të këtij viti, klientëve iu ofrua një tjetër A3 i elektrizuar.
Nën kapak është një motor 1.4-litër turbo-benzinë me 150 kuaj fuqi (110 kW) dhe 250 Nm çifte rrotulluese maksimal.
Ndihmohet nga një motor elektrik me 109 kuaj fuqi (80 kW) dhe 330 Nm.
Fuqia totale e kombinuar e sistemit hibrid është 245 kuaj fuqi (180 kW) dhe 400 Nm, dhe vetura përshpejton nga 0 në 100 km / h në 6.8 sekonda.
Shpejtësia maksimale është 232 km / orë.
Audi A3 Sportback 45 TFSI e mund të drejtohet vetëm me energji elektrike deri në 63 km, e matur sipas standardit WLTP.
Shpejtësia maksimale në mënyrën e pastër të drejtimit elektrik është e kufizuar në 140 km / orë.
Çmimi fillestar i makinës në Gjermani është 41,440 euro.