Një “bunker” me 4 rrota/ Kjo është super makina që Joe Biden do të ketë si President

Auto

Një “bunker” me 4 rrota/ Kjo është super makina që Joe Biden do të ketë si President

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:26
Emri i saj është Cadillac One, por disa e quajnë atë bisha.

Makina që presidentit të 46 të shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të quhet pa asnjë problem një bunker me 4 rrota. Emri i saj është Cadillac One, por disa e quajnë atë bisha.

Arsyeja është e qartë: makina e fundit e presidentit të Shteteve të Bashkuara është më e sigurta në botë. Në fakt është një bunker i vërtetë me rrota: mund t’i rezistojë një sulmi kimik, një sulmi zjarri, një miniere. Nga ana tjetër, siguria e presidentit amerikan ka qenë gjithmonë e para. 

Drejtimi i makinës bëhet nga një ushtar i trajnuar nga shërbimet sekrete amerikane për çdo të papritur, përfshirë nevojën për të kryer manovra dhe marifete. Dritaret janë të përbêra nga pesë shtresa qelqi dhe polikarbonat, ato janë të afta të përballojnë plumbat.

Nuk është e mundur të hapen ato, me përjashtimin e asaj të shoferit, megjithatë, vetëm për një hapje prej 8 centimetra. Sistemi i komunikimit është inkorporuar me sesionin e presidentit dhe është një telefon satelitor me një linjë të drejtpërdrejtë gjithmonë të hapur drejtuar nënkryetarit dhe Pentagonit nga Ministria Mbrojtjes.

Dyert janë të blinduara dhe më shumë se 20 centimetra të trasha, më shumë se dyfishi i asaj në një makinë normale. Pasi të mbyllen, ato krijojnë një mjedis 100% të izoluar që mund të mbrojë banorët edhe në rast sulmi kimik.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat