Kia ka dhënë detaje për strategjinë e kompanisë për veturat elektrike. Brendi do të lansojë shtatë vetura tërësisht elektrike deri më 2027.
Kia thotë se kompania tani është e fokusuar në zgjidhje të reja të transportit, përfshirë veturat elektrike, shërbimet e mobilitetit dhe bartjen e mallrave pa emetim të karbonit.
Pritet që vetura e parë elektrike e Kias të ketë mundësi të ecjes deri në 500 kilometra me një mbushje të plotë të baterisë. Ai do të ketë versionet e tërheqjes me rrotat e pasme dhe atë me të gjitha rrotat. Do të mbushet për më pak se 20 minuta.
Vetura e re do të nxjerrë në pah fokusin e kompanisë për dizajnët e së ardhmes.