Raportohet se Apple do të investojë 3.6 miliardë dollarë në Kia Motors si pjesë e një plani bashkëpunimi mes dy kompanive.
Lajmi erdhi nga mediat Koreane dhe u transmetua nga Bloomberg. Dy kompanitë po nisin një partneritet i cili do të shohë Kia të ndërtojë makinat e Apple në fabrikat e saj në Xhorxhia.
Marrëveshja mund të nënshkruhet që prej 17 Shkurtit ndërsa makinat e para do të dalin në rrugë në 2024. Apple dhe Kia synojnë të prodhojë 100 mijë makina në vit.
Në javët e fundit ka pasur raportime të shumta për bashkëpunimin mes Apple dhe Hyundai ndërsa së fundi u tha se brendi Kia i kompanisë do të prodhojë makinat e Apple.
Analisti i mirënjohur i Apple Ming-Chi Kuo tha se Apple ka planifikuar të përdorë platformën e makinave elektrike të Hyundai për shasinë e makinës së parë. Sipas Kuo makina e parë Apple nuk vjen përpara 2025.