Shitjet globale të automjeteve elektrike në vitin 2020 shënuan rritje rekorde me 43% në 3.24 milionë, ku Evropa dhe Kina ishin tregjet më të mëdha, tregojnë të dhënat e fundit nga “EV-volumes.com”, një bazë e të dhënave për shitjet globale të automjeteve elektrike.
Pavarësisht nga tkurrja prej 14% e shitjeve globale të automjeteve vitin e kaluar për shkak të rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia e COVID-10, tregojnë të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për rritjen e shitjes së automjeteve elektrike.
Shitjet e automjeteve elektrike patën një lulëzim nga korriku i vitit 2020 e tutje, megjithë një fillim të ngadaltë në gjysmën e parë të vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Evropa regjistroi gati 1.39 milionë automjete elektrike në vitin 2020, duke shënuar një rritje të madhe prej 137% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të EV-volumes.com.
Rritja ishte për shkak të kombinimit të modeleve të reja tërheqëse, nxitjeve nga fondet e gjelbra të rimëkëmbjes falë synimeve të Evropës për uljen e emetimit të karbonit dhe përmirësimeve në parametrat e sigurisë të automjeteve elektrike.
Kina radhitet pas Evropës me 1.33 milionë shitje të automjeteve elektrike, duke shënuar rritje prej 12% krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, sipas të dhënave, shitjet e automjeteve elektrike në SHBA u rritën me vetëm 4% në 328 mijë automjete në të njëjtën periudhë.
Tregjet në Japoni, Kanada dhe Australi gjithashtu shënuan rënie të shitjeve të automjeteve elektrike në vitin 2020, megjithëse tregu i automjeteve elektrike ishte më elastik ndaj pandemisë sesa tregjet e automjeteve në përgjithësi.