Apple mund të jetë konkurrenti më i rrezikshëm i madh me të cilin Tesla do përballet. Këtë e ka thënë partneri i “Loup Ventures” Gene Munster.
Munster ka thënë se është shumë e qartë që Apple ka ambicie për të bërë veturë dhe se ky qëllim nuk ishte kaq i qartë para gjashte muajve.
Munster ka thënë se është i çuditur që se si thashethemet për “veturën Apple” nuk kanë ndikuar negativisht në kompaninë Tesla.
“Mendoj që Apple është konkurrenti më i madh i Teslas,” ka thënë Munster.
Përveç kësaj, ai ka thënë se të dy kompanitë mund të bashkëjetojnë në të ardhmen e tregut auto.
Munster thotë se “vala e radhës” do vjen nga industria e teknologjisë, “që nënkupton se Apple do jetë konkurrente e Tesla, e që nënkupton se Tesla duhet ta shohë këtë,” ka shpjeguar ai.
Partneri Loup Ventures parashikon që një dekadë nga tani, Tesla mund të ketë 25% të tregut global të automjeteve elektrike. Apple, shton ai, mund të ketë 5%, 10% ose 15% të tregut.