Gjenerata e katërt e SUV-it Mitsubishi Outlander, ka nisur të prodhohet dhe njësitë e para tashmë janë nisur drejt salloneve.
Tregu amerikan do të ketë nderin që i pari të pranojë porosit e këtij modeli që është i mbështetur në teknologjinë e Nissan X-Trail.
Në tregun evropian, ky model nuk pritet të mbërrijë deri në fund të vitit.
Për më shumë do të mësohet pas dy ditësh, kur Mitsubishi do të prezantojë modelin e ri, por tashmë janë shkrepur fotot e para teksa barteshin veturat nga fabrika dhe ato kanë përfunduar në rrjete sociale.