Fordi është duke shikuar mundësinë që deri në vitin 2030 të gjitha makinat në Evropë t’i ketë elektrike.
Kompania amerikane e veturave ka bërë të ditur se do të shpenzojë deri në 1 miliardë dollar në riorganizimin e fabrikës që ka në Cologne të Gjermanisë, shkruan AP.
Po ashtu, kjo fabrikë do të jetë baza e prodhimit të baterisë që përdor edhe Volkswageni, ka thënë Stuart Rowley, president i Fordit për Evropën, gjatë një konference online.
Ky njoftim vjen vetëm pak muaj pasi rivali i tij amerikan General Motors bëri të ditur se do të prodhojë vetëm vetura elektrike deri në vitin 2035.