Gjiganti gjerman i veturave, Porsche, më 4 mars do të lansojë modelin Taycan me një variant të ri, Cross Turismo.
Vetura e re pritet të lansohet zyrtarisht muajin tjetër, dhe për t’i dhënë një shije të asaj që do të vijë, marka ka publikuar disa foto të saj, raporton “Auto-Express”.
Porsche Taycan Cross i ri do të jetë në dispozicion për t'u porositur nga data zyrtare e lansimit.
Stili shtesë i veturës bën që Porsche të mendojë t’i bëjë konkurrencë në tregë Tesla dhe Audi në modelin EV.