Prodhimi çek i veturave ka rënë për 11.7% për dallim nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar, duke prodhuar 104.576 vetura, prodhimi më i ulët për muajin e parë të vitit që nga viti 2014, ka thënë Shoqata e Industrisë Automotive të vendit (AutoSAP).
Sektori i veturave, i cili përbën gati një të dhjetën e ekonomisë së mbështetur në eksport në Çeki, është goditur nga ulja e kërkesave në Evropë si dhe bllokimi nga pandemia.
AutoSAP ka thënë se vlerësimet për ndikimin më të gjerë në sektor do të ishin më të qarta në tremujorin e ardhshëm.
Në janar, rënia më e madhe e prodhimit në tre impiantet e vendit u regjistrua në Toyota Motor Corp me një rënie prej 31.8%.
Prodhimi i impiantit të Hyundai Motor Co ra 12.6%, sipas AutoSAP, ndërsa impiantet e njësisë Volkswagen Skoda Auto panë një rënie prej 5.9%.