Kompania e automobilave, Suzuki, ka bërë të ditur sot se kryetari i saj 91-vjeçar Osamu Suzuki do të pensionohet në qershor të këtij viti.
“Menaxhmenti udhëheqës i korporatës mes viteve 2030-2050 është i përcaktuar, kështu që Suzuki do të pensionohet”, thuhet në deklaratën e kompanisë, raportojnë mediat e huaja.
Thuhet se ai do të vazhdojë të punojë si këshilltar i lartë edhe gjatë pensionit.
Kompania e katërt më e madhe e automobilave në Japoni ka bërë të ditur se planin për menaxhmetin e ri do ta bëjë të ditur më vonë gjatë ditës.