Marka kineze Venucia, nënbrend i Dongfeng-Nissanit), ka rifreskuar ofertën e saj me limuzinën D60 Plus.
Modeli i ri do të jetë i gjatë 476 cm, me motor të Nissanit 1.6 litërsh benzinë me 122 kuaj fuqi. Do të ketë vetura me marsh manual me pesë shpejtësi dhe CVT.
Te versioni me marsh CVT, shpejtësia prej 0 deri në 100 km arrihet për 12 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 180 km\h.
Vetura do të ketë klimë, paketë elektrike dhe sistem multimedial (në varësi nga modeli, ekrani do të jetë 10 ose 12.3 inç.
Çmimi për D60 Plus në Kinë do të sillet nga 10.800 deri në 15.200 dollarë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/10/auto_auto_venucia_d60_11116153037281615381533.jpg)