“Markat Alfa Romeo dhe Lancia do të gëzojnë investime më të mëdha nën Stellantis”

Auto

“Markat Alfa Romeo dhe Lancia do të gëzojnë investime më të mëdha nën Stellantis”

Më: 12 mars 2021 Në ora: 18:04
Alfa Romeo

Ish-markat e Fiat Chrysler, Alfa Romeo dhe Lancia, do të gëzojnë investime më të mëdha nën Stellantis, prodhuesi i ri i veturave i formuar nga bashkimi me PSA të Francës, ka thënë i pari i Stellantis, John Elkann, në një intervistë televizive.

Me 14 marka nën një çati, Stellantis është prodhuesi i katërt më i madh në botë i veturave. Kompania u zyrtarizua në janar, pasi Fiat Chrysler dhe Peugeot finaliuan bashkimin e tyre të shumëpritur, raportojnë mediat e huaja.

I pyetur rreth asaj se çfarë roli do të luante qyteti i lindjes i FCA-së, Torino, në Stellantis, Elkann i ka thënë televizionit shtetëror italian Rai se, si pjesë e një grupi më të madh, do të kishte mundësi më të mëdha.

“Ne e kemi parë qartë me disa marka si Alfa Romeo dhe Lancia, në të cilat nuk mund të investonim ose të jepnim burime aq sa dëshironim vitet e fundit”, tha Elkann.

“Në këtë grup të ri do të ketë mundësi shumë më të mëdha sesa në të kaluarën për këto dy marka, të cilat janë të vendosura në Torino”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat