Peugeot 308 i ri vjen si “ëndrra më e keqe” e Volkswagen Golfit

Auto

Peugeot 308 i ri vjen si “ëndrra më e keqe” e Volkswagen Golfit

Më: 19 mars 2021 Në ora: 00:27
Peugeot 308

Pas tetë vitesh në treg me disa ndryshime, gjenerata e dytë e Peugeot 308 po pensionohet. Pasuesi i saj tashmë është gati dhe ka ngjallur kërshërinë e adhuruesve të automobilave me ridizajnim të plotë. Si “ëndrra më e keqe” e Volkswagen Golfit, modeli i ri kthen logon e vjetër “308” në kofano.

Vetura e re vjen me madhësi prej 4.36 metrash, duke e bërë 11 centimetra më të gjatë se modeli paraprak. Modeli vjen me interier të teknologjisë më të re, me ekrane me ndjeshmëri në prekje e butona specialë nën ekranin kryesor.

Duke u zhvilluar në platformën “EMP2”, gjenerata e re do të ketë motor me tre cilindra. Njësia me motor 1.2-litërsh benzinë ka 110 ose 130 kuajfuqi, që lidhet me marshin manual me gjashtë shpejtësi ose atë automatik me tetë shpejtësi. Për versionet dizelë, vjen një model 1.5-litërsh me 130 kuajfuqi.

Do të ketë edhe modele plug-in hibride, që kanë 150, përkatësisht 180 kuajfuqi në versionet e thjeshta, e deri në 225 në ato më të fuqishmet.

I prodhuar në Francë, modeli i ri “Peugeot 308” do të dalë në shitje në Evropë në gjysmën e dytë të vitit. Fotografitë kanë treguar se po bëhet gati edhe një version kabrio për të rivalizuar Golf Variantin.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat