Kinezët sjellin versionin e ristilizuar të BYD Yuan Pro

Auto

Kinezët sjellin versionin e ristilizuar të BYD Yuan Pro

Më: 25 mars 2021 Në ora: 16:18
BYD Yuan Pro

Kompania kineze BYD ka prezantuar versionin e ripërtrirë të modelit të tij elektrik Yuan.

Modeli i ristilizuar është emërtuar BYD Yuan Pro, ndërkohë që e veçon pjesa e përparme, dritat e mëdha të pasme dhe enterieri modern me sistem multimedial dhe ekran me prekje prej 10,1 inçësh.

Vetura është e gjatë 4375 mm, e gjerë 1785 dhe e lartë 1680 me rrota prej 16 inçësh (gomat 205\60R16).

Ka elektromotor prej 100 kW dhe 136 kuaj fuqi. Me një mbushje të baterisë mund të kalohen 401 km. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat