Ford Mondeo do largohet nga përdorimi gjatë vitit të ardhshëm, 29 vjet pasi u vu në prodhim.
Fordi ka njoftuar se prodhimi i Mondeos do ndalet në fabrikën e Valencias ndërsa ka bërë me dije se planifikon që të gjitha veturat e shitura në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar, të jenë elektrike deri më 2030, me çdo model që të ketë një opsion hibrid ose elektrik deri më 2026.
Ford Mondeo ishte lansuar në Britaninë e Madhe në vitin 1993 dhe ka shitur mbi pesë milionë vetura.
"Sot është një hap tjetër në udhëtimin e elektrifikimit të Ford, duke siguruar një urë për një të ardhme të automjetit plotësisht elektrik," ka thënë Kieran Cahill, nënkryetar i prodhimit në Ford të Evropës.