Tesla bëri publike dërgesa rekord të shtunën brenda tremujorit janar - mars, duke goditur kështu vlerësimet e Wall Street-it.
“Jemi të inkurajuar me pranimin që i është bërë modelit Y në Kinë dhe jemi duke bërë progres të madh për kapacitet të plotë të prodhimit”, ka thënë Tesla përmes një komunikate për media.
Sipas kompanisë, edhe modelet S dhe X janë pritur mirë.
Fabrika e Teslas në Shangai ka nisur prodhimin e modelit Y vitin e kaluar.
Prodhuesi i veturave elektrike ka bërë 184 mijë e 800 dërgesa të veturave gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2020 numri i dërgesave kishte arritur në 177 mijë e 822.