Bashkëpunimi midis zinxhirit të njohur të supermarketeve në Francë E.Lecerlc dhe Renault Group, tashmë ka dhënë frytet e para, katër muaj pas firmosjes së marrëveshjes midis dy gjigantëve francezë.
Shumë shpejt, klientët e E.Leclerc do të mund të marrin me qira veturat elektrike Dacia Spring për vetëm pesë euro në ditë, pa llogaritur këtu shpenzimet dhe mirëmbajtjen.
Njësitë e Dacia Spring do të jenë në dispozicion për t’i marrë me qira në 510 përfaqësi të E.Leclerc në Francë.
Dacia prodhohet në Rumani, por është blerë nga Renaulti tash e sa vite.
Deri në fund të pranverës, të gjitha njësitë e porositura të Dacia Spring dhe Renault ZOE do t'i dorëzohen kompanisë E. Leclerc.
Me një euro më shumë në ditë, mund të merret Renault Zoe.
Regjistrimi i të interesuarve për këto shërbime është hapur më 20 mars.
Më 12 tetor të vitit të shkuar, E.Leclerc njoftoi se në dy vitet e ardhshme synon të zgjerojë numrin e stacioneve të mbushjeve për vetura elektrike në 5.000, kurse deri më 2025 në 10.000.