Fordi i ardhshëm F-150, në emërtimin e tij do të ketë edhe një prapashtesë - Lighting (emër i përdorur gjatë viteve ’90 për modelet sportive F-150) dhe shihet si kyç për mbërritjen e synimeve të Fordit për elektrifikim.
Fordi ka premtuar se modeli F-150 Lighting do të ofrojë “forcë dhe aftësi tërheqëse”, që është shenjë dalluese e të gjitha modeleve “pick-up” të kësaj kompanie.
Vetura do të zotërojë 563 kuaj fuqi, derisa shpejtësia prej 0 deri në 60 milje (96 km\h) do të arrihet për 4.5 sekonda.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/May/21/auto_auto_ford_fl_555516214929741621607367.jpg)
Çmimi për njësi në SHBA do të nisë nga 39.900 dollarë për versionet standarde me bateri për përshkimin e 370 km. Në dispozicion do të jetë edhe modeli me autonomi të vozitjes deri në 482 km.
Në ofertë do të jetë edhe versioni Ford F-150 Lighting XLT me çmim prej 52.900 dollarë.
F-150 do të prodhohet në Michigan, ndërkohë që për blerësit do të jetë në treg në mes të vitit të ardhshëm.