Makina e parë e drejtuar nga piloti legjendar në një garë të Formula 1, Michael Schumacher, është nxjerrë në shitje në Mbretërinë e Bashkuar.
Makina e tipit Jordan 191 u drejtua nga Schumacher në garën e Belgjikës në vitin 1991, e cila ishte dhe gara e tij e parë.
Është një nga vetëm shtatë të tilla të prodhuara në botë nga kjo markë.
Pas sezonit 1991, makina në fjalë iu shit një koleksionisti belg makinash derisa u ble në 2005.
Në vite, makina ka bërë paraqitje në disa festivale për makina dhe mbetet në gjendje pune.
Interesant është edhe çmim teksa makina e parë e drejtuar nga Michael Schumacher kushton 1.5 milionë euro.