Apple ka punësuar ish-ekzekutivin e BMW-së, Ulrich Kranz. Lajmi u dha nga Bloomberg duke thënë se ai iu bashkua Apple në javët e fundit.
Kranz ka shpenzuar 30 vite në BMW duke drejtuar kompaninë në zhvillimin e i3, veturës së parë plotësisht elektrike të BMW.
Pasi u largua nga BMW në 2017-n, Kranz shkoi tek Faraday Future, të njëjtin vit që startupi i veturave elektrike të përfundonte në probleme serioze financiare.
Pas katër muajsh Kranz u largua nga Faraday për të bashkëthemeluar Canoo, një kompani që ndërtoi veturën elektrike MPDV1.
Në 2020-n u përfol tek Apple ideja e blerjes së startupit. Bazuar në profilin e Kranz në Linkedin, ai është larguar nga Canoo në prill. Afrimi i tij prej Apple është një përpjekje e qartë e Apple për të ndërtuar një veturë elektrike me sistem vetëdrejtimi.