Spanja është duke u përgatitur që të nxisë trafikun e gjelbër nëpërmjet fondeve të Bashkimit Evropian për rimëkëmbje nga pandemia. Shteti po mendon të financojë industrinë e veturave elektrike me këto fonde.
Një kompani e autobusëve elektrikë pritet të nisë me shërbimet mes Barcelonës dhe Madridit, duke transportuar pasagjerë mes dy qyteteve të mëdha pa emetim gazi.
Kompania “e-busKar”, do të mbulojë rrugën rreth 630 kilometrash e do të ketë ndalje tre herë në rrugën 11-orëshe.
Shërbimi i ri është partneritet mes prodhuesve të autobusëve “Karsan” dhe një kompanie që zhvillon mbushësit e baterive për bateritë elektrike.
Kompania beson se infrastruktura publike do t’i ndihmojë të forcojë dhe lehtësojë kalimin e distancave të gjata nga veturat elektrike.
Spanja po mendon që për këtë treg të shfrytëzojë një pjesë nga 70 miliardë eurot që pritet të ndahen nga BE-ja për rimëkëmbje ekonomike.
Me vetëm pesë për qind të veturave të shitura që janë elektrike, Spanja është larg mesatares evropiane.