Kompania e njohur e veturave, Bentley, është bashkuar me zhvilluesin e pajisjeve të lojërave, “Fanatec”, për të zhvilluar një timon i cili funksionon jo vetëm në gara reale të veturave, por edhe në simulatorë e video-lojëra.
Timoni i dizajnuar për modelin Bentley Continental Pikes Peak Gt3 me 750 kuajfuqi, që do të jetë pjesë e garave të mëvonshme sivjet.
Gjithsesi, timoni është i përshtatshëm për lojërat nga “Fanatec”. Është i përbërë nga fijet e karbonit dhe magnezit. Ka edhe një ekran digjital në qendër të timonit, që përdoret për të dhënë gaz, për të publikuar të dhëna e për të përllogaritur kohën e kalimit të shtigjeve në jetë reale, por edhe atë digjitale.

Janë edhe butonë të shumtë të cilët mund të programohen varësisht nga gara, nëse është reale apo e simuluar.
Bentley po ashtu ka krijuar një ekran më të madh i cili mund të ngjitet në mur apo tavolinë dhe që lidhet me kabllo me timonin për të funksionalizuar sistemin e simuluar.