Gjiganti i automobilave, Volkswagen, është duke e përshpejtuar lansimin e modelit të përditësuar Polo GTI. Vetura do të ndjekë versionin e përditësuar të Polos standarde vitin e ardhshëm, me dizajn të ngjashëm.
Polo GTI e re do “të frymëzohet” nga dizajni i Golf GTI-së.
Vetura e re do të ketë motor 2.0-litërsh benzinë me katër cilindra sikur te modeli i shkuar, edhe pse Volkswageni ende nuk e ka zbuluar fuqinë e tij. Vetura e vjetër kishte 197 kuajfuqi, por brendi qe detyruar ta ulë fuqinë për shkak të emetimeve të dyoksidit të karbonit.
Sistemi i ngasjes do të jetë me rrotat e përparme, të kombinuara me marshin automatik me shtatë shpejtësi.
Volkswageni planifikon ta shpalosë Polon e re GTI më vonë gjatë këtij muaji.