Gjiganti Tesla do të tërheqë mbi 285,000 vetura nga tregu i Kinës

Auto

Gjiganti Tesla do të tërheqë mbi 285,000 vetura nga tregu i Kinës

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Gjiganti i prodhimit të veturave elektrike “Tesla” do të tërheqë mbi 285,000 vetura nga tregu i Kinës, pasi një hulumtim ka gjetur se ato kanë probleme me softuer, gjë që mund të çojë në aksidente gjatë udhëtimeve.

Tesla po ashtu do të kontaktojë me pronarët e veturave që kanë këto probleme në mënyrë që tu rregullohet falas sistemi softuerik i tyre, ka bërë të ditur Administrata Shtetërore e Rregullimit të Tregut (SAMR), duke shtuar se veturat me këtë problem janë kryesisht ato të modelit 3 dhe Y.

Prodhuesi i famshëm i makinave ka qenë i targetuar kohëve të fundit nga një numër i ankesave nga përdoruesit kinezë në raport me çështjet e kualitetit dhe shërbimit të veturave.

“Tesla” është shumë e popullarizuar në Kinë, shtet ky në të cilin, kompania shet një nga çdo katër makinat që prodhon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat