Laforza, “Range Roveri italian” nga vitet e 80-ta

Auto

Laforza, “Range Roveri italian” nga vitet e 80-ta

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 23:05
Foto

Rayton-Fissore Magnum që në SHBA njihet si Laforza, ishte prodhuar gjatë viteve të 80-ta. Nga adhuruesit e vetura SUV, konsiderohet si “Range Roveri” italian.

Gjatë 18 viteve “karrierë”, ishin prodhuar hiq më pak se 6.000 njësi të kësaj veture luksoze – ku 1,200 prej tyre kanë përfunduar në tregun amerikan.

Kjo veturë italiane pak e njohur për opinionin e gjerë, bën tërheqje me të katër rrotat (4×4) dhe është i bazuar në platformën mekanike të prodhuesit Iveco.

E derisa në Evropë është shitur si Rayton-Fissore Magnum, për tregun amerikan mori një emër më të shkurtër dhe më të kapshëm – Laforza.

Njësinë e prezantuarin në kanalin e tij në YouTube, Doug DeMuro, kjo veturë përdor motorin e Fordit 5.0 litra V8, derisa disa versione kishin përdorur edhe ata me 6.0 V8 nga General Motors. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat