Qëllimi i Volvos për të shitur 800.000 vetura globalisht deri në vitin 2020 u rrënua nga pandemia, por rikuperimi i shpejtë i prodhuesit të veturave gjatë 12 muajve të fundit e ka vënë objektivin përsëri në arritje.
"Tani për tani ne jemi me një normë prodhimi prej 770.000", ka thënë shefi ekzekutiv i Volvo, Hakan Samuelsson për Automotive News Europe. "Unë mendoj se ne do të përfundojmë 2021-n mjaft afër objektivit që kemi vendosur 10 vjet më parë".
Volvo nga gjysma e dytë e vitit 2020 deri më gjysmën e parë të vitit 2021, të dy rekorde për kompaninë, kanë rezultuar me shitje në total prej 772.508 veturave.
Kjo do të tejkalonte me lehtësi rekordin e saj të të gjitha kohërave, me 705.452 vetura të shitura në 2019.
Për të arritur në 800.000 brenda vitit, Volvo do të duhet të shesë 419.243 vetura në gjashtë muajt e fundit të 2021.
Kur u pyet nëse humbja e objektivit 800,000 në vitin 2020 ishte zhgënjyese apo motivuese, Samulesson ka thënë se ai parashikoi që ky synim do të arrihej ose këtë vit ose vitin tjetër.