Prodhuesi gjerman Volkswagen do të zbulojë një strategji të re mes pritjeve që koncepti i tij për gjeneratën e veturave të reja të forcojë përqendrimin e kompanisë në çështjet kryesore të digjitalizimit dhe shërbimeve.
Grupi më i madh evropian i automobilave ka planifikuar tashmë miliarda euro investime për të zgjeruar gamën e tij të modeleve elektrike dhe hibride si dhe për të zhvilluar prodhimin e ”qelizave” të baterive.
Industria po përqendrohet gjithnjë e më shumë në softuerin për rrjetëzimin e automjeteve dhe zhvillimin e shërbimeve të reja.
Orientimi i përgjithshëm, që synon formësimin e kompanisë më të madhe gjermane deri në vitin 2030, lindi nga një ide e drejtorit menaxhues të grupit, Herbert Diess.
Dihet tashmë që VW-ja dëshiron të investojë shumë para shtesë në një qendër të re zhvillimi.