Nga Packardi i Stalinit e deri tek Aurusi i Putinit – është historia e Rusisë e treguar në katër rrota.
Panairi i ri me veturat klasike nga garazhi i Kremlinit ka nisur në Rusi për 100-vjetorin e Muzeut të Shërbimit të Rojave.
Automjeti më i vjetër është prototipi i një Mercedesi, model i njëjtë me atë që është përdorur nga perandori i Rusisë, Nikolla i dytë. Është huazuar nga Muzeu i Mercedes-Benzit në Shtutgart.
Gjithashtu është edhe automjeti i blinduar i përdorur nga lideri sovjetik Joseph Stalin.
Për pak kohë, Stalini përdori veturën amerikane Packard 12, por më vonë e ndërroi me limuzinën sovjetike Zis.
Ai ka drejtuar këtë limuzinë në tre vjetët e fundit të jetës së tij.
Një prej automjeteve më të famshme të këtij panairi është luksozi Aurus, i përdorur nga presidenti rus, Vladimir Putin.